Më 4 qershor 2024, Albania International Guitar Festival filloi edicionin e tetë me një seri aktivitetesh që do të zgjasin gjatë gjithë muajit. Festivali u hap me një koncert nga artisti italian Roberto Tascini, i mbajtur në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik në Tiranë, si pjesë e Javës së Kulturës Italiane në Shqipëri.
Roberto Tascini, një muzikant me mbi 20 vjet përvojë si solist dhe pjesëmarrës në ansamble të ndryshme, ka performuar në mbi 300 koncerte në 20 vende të ndryshme. Ai është diplomuar në Universitetin e Bolonjës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe në kitarë dhe arsim muzikor. Në vitin 2005, ai fitoi titullin “Mjeshtër i Artit” në kitarë dhe arriti shkëlqyeshëm “Konzertdiplom” në Musikhochschule në Luzern, Zvicër. Aktualisht, Tascini është profesor i kitarës në Konservatorin G. Rossini në Pesaro, Itali.
Në festival do të marrin pjesë tetë artistë ndërkombëtarë nga Italia, Austria, Gjermania, Spanja dhe Holanda, të cilët do të mbajnë koncerte në Tiranë, Berat, Rubik dhe Shkodër. Gjatë festivalit, do të organizohen edhe masterclass-e, workshop-e dhe aktivitete të tjera nga artistët e ftuar./UBTNews/