Nuk munguan befasitë në xhiron e parë të Superligës së Kosovës 2021/22 ku skuadrat e promovuara si Malisheva e Dukagjini i ndalën me barazim Prishtinën dhe Ballkanin.
Edhe Ulpiana u tregua kundërshtar i fortë pasi barazoi me rezultat 1-1 me fituesin e Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Llapin, përcjellë KosovaPress.
Por, xhiro e dytë premton ndeshje spektakolare në Superligës e Kosovës që zhvillohet më 28 gusht.
Drita e pret Llapin në Gjilan, kurse në “Fadil Vokrri” do të ballafaqohen Prishtina dhe Ballkani.
Një ndeshje tjetër shumë interesante në kuadër të xhiros së dytë është edhe ajo ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit.