UBT News

​Jasper Ostlund emërohet trajner i Kosovës në hendboll

Suedezi Jasper Ostlund do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në Hendboll duke e pasuar trajnerin e deritanishëm, Bujar Qerimi.

Presidenti i Federatës së Hendbollit, Edi Kolgeci tha në konferencë për media se ky është një moment shumë i rëndësishëm për hendbollin kosovar pasi që është hera e parë që në krye të këtij sporti vendoset një trajner i huaj, derisa u shpreh i bindur Ostlund do të sjellë energji të re në fushë si dhe rezultate pozitive.

Ndërsa, Ostlund theksoi se e ka pranuar me krenari dhe nder ofertën për ta drejtuar Kosovën.

Për dy vitet e ardhshme, ai tha se do të jetë sfiduese që Kosova ta krijojë një skuadër kompetitive që synon qartësisht kualifikim në kompeticione të mëdha të hendbollit si Kampionati Evropian apo Botëror.

Bashkë me Ostlund, pjesë e stafit të trajnerëve është angazhuar edhe Jasmin Zhuta nga Suedia.

/S.K/KP

Exit mobile version