Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Jasmina Kadriu, mbrëmë ka qenë e ftuar në një intervistë, ku është përgjigjur pyetjeve të ish-konkurrentës, Antonela Berisha në lidhje me personazhet e “Për’puthen”.
Jasmina tha se Andin e la me një mesazh, ndërsa pas bisedave që janë bërë pas përfundimit të programit, është zhgënjyer nga Atdheu, dhe sa i përket vajzës që vishej më keq, ajo përmendi emrin e Sindit.
E pyetur se çfarë ndodhi mes saj dhe Andit dhe a e la për këngëtaren, Diona Fona apo e përdori për vëmendje ajo u përgjigj se asnjëri nuk e la asnjërin, unë e lash atë me një mesazh.
“Na la… Iku me të shumtit. Se bëj shaka. Ndodhi një asgjë e madhe. Asnjëri nuk la asnjërin. Unë mund të them që e lash me një mesazh. Ai mund të thotë se e lashë se ishte xheloze, e vështirë për tu kuptuar, por po.”, tha Jasmina.
Ndër të tjera, Jasmina tregoi se kohëve të fundit është zhgënjyer nga Atdheu dhe se personi më fals është Andi, e që në shijen e saj Sindi vishej me së keqi.
“Kohët e fundit që kam marrë vesh shumë gjëra, jam zhgënjyer nga Atdheu. Më falso nga personazhet e Për’Puthen. Andi, me ty e kam. Fillo të jesh më i sinqertë se mbase do ecësh në këtë jetë. Nqs nuk do zgjidhja Andin, do zgjidhja dikë tjetër për të shmangur dramat. Jo në shijet e mia ka qenë Sindi”, shtoi ajo.