Jasir Asani, një nga emrat më të përfolur në futbollin shqiptar kur luante me Partizanin, ka marrë ftesë nga Maqedonia e Veriut për duelin e rëndësishëm me Italinë.
Ka qenë trajneri i përfaqësues, Blagoja Milevski, i cili ka treguar se mungon vetëm miratimi i FIFA-s që lojtari t’i bashkohet ekipit.
Aktualisht, Asani po luan në Hungari me skuadren e Kisvarda, ku në 21 ndeshje ka shënuar 5 gola.
Ndeshja Itali-Maqedoni e Veriut do të luhet në datën 24 mars. Sfida do të jetë e vlefshme për “play-off”-in e Kupës së Botës.