Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se vërshimet e fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në bujqësi.
Jashari ka kërkuar nga fermerët të cilëve u janë shkaktuar dëme që të aplikojnë në komunën e Skenderajt për t’u kompensuar dëmet.
“Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore.Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021. Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara”, shkroi ai në Facebook./UBTNews
Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë. Gjatë…
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Thursday, January 14, 2021