Zyrtarisht të enjten Japonia miratoi vaksinën Moderna si dozë përforcuese, përderisa Novavax bëri kërkesë që të aprovohet përdorimi i saj për dozën e parë.
Moderna, që përdoret kryesisht në Japoni në vendet e vaksinimit në vendin e punës, u aprovua për përdorim si dozë përforcuese për personat e moshës 18-vjeçare dhe më lartë.
Vaksina e Noxavax e bazuar në proteina iu dorëzua rregullatorëve nga distributori japonez Takeda Pharmaceutical Co. (4502.T), tha kompania në një deklaratë. Në pritje të miratimit, Takeda planifikon të prodhojë vaksinën në Japoni dhe ta shpërndajë atë në fillim të vitit 2022./UBTNews