UBT News

Japoni: Mungesa e shtretërve në spitalet Covid-19 bën që pacientët vdesin para se të trajtohen

People wearing protective masks, amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, make their way in Tokyo, Japan, August 6, 2021. REUTERS/Kim Kyung-Hoon

Japonia po zgjeron gjendjen e jashtëzakonshme në tetë prefektura të tjera, duke e çuar totalin në 21 gjithsej, për të frenuar rritjen e shpejtë të infeksioneve me koronavirus, njoftoi të mërkurën ministri përgjegjës për kundërmasat kundër COVID-19, transmeton UBT News.

Qeveria deri më tani ka vendosur 13 nga 47 prefekturat e Japonisë, përfshirë kryeqytetin, Tokion, nën kufizime emergjente që do të zgjasin deri më 12 shtator për të luftuar rastet e variantit Delta që kanë ngritur presion mbi sistemin e kujdesit shëndetësor.

Kufizimet në Japoni kanë qenë më të lehta se sa bllokimet që shihen në disa vende dhe janë përqendruar në kriteret që restorantet të mbyllen herët dhe të ndalojnë shërbimin e alkoolit në këmbim të një subvencioni. Gjithashtu ka pasur kërkesa që kompanitë të kenë më shumë staf që punojnë nga shtëpia.

Të martën, vendi raportoi 21,500 raste të reja ditore COVID-19 dhe 42 vdekje të tjera në të gjithë vendin të martën, sipas ministrisë së shëndetësisë, përcjell UBT News.

Në shkallë vendi, numri i përgjithshëm ka arritur në 1.34 milion.

Edhe pse shkalla e fatalitetit nga Covid-19 në Japoni qëndron më ulët në krahasim me Britaninë dhe ShBA-në, rreth 90% e shtretërce të kujdesit kritik në Tokio janë të zënë, pas rritjes së rasteve.

Kjo nënkupton që shumë njerëz detyrohen të shërohen në shtëpi, dhe shumë prej tyre, vdesin para se të jenë në gjendje të trajtohen.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 25,000 pacientë po shërohen në shtëpi në mungesë të shtretërve në qendra të kujdesit./UBTNews

Exit mobile version