Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj, ka këmbëngulur se nuk ka nevojë t’ia dëshmojë askujt sesa futbollist i mirë është, para përballjes me ish-skuadrën e vet, Manchester United.
Sociedadi dhe Unitedi do të përballen në Ligën e Evropës të enjten, me mesfushorin me prejardhje nga Kosova që do të vihet përballë klubit në të cilin e nisi karrierën si profesionist.
Përfaqësuesi i Belgjikës i dha fund gjashtë vjetëve qëndrimi në Old Trafford në vitin 2017, për shkak se mungesës së mundësive për të luajtur.
Januzaj tha për ESPN para kësaj ndeshjeje: “Nuk kam pse t’ia dëshmoj askujt sesa i mirë jam. Thjesht duhet të besoj në veten, të luaj dhe të jemi lumtur”.
”Jam i lumtur që po rikthehem atje, në klubin që e dua. Por kur të futem në fushë, nuk do të ketë miqësi, sepse, natyrisht unë luaj për një klub tjetër tani dhe dua të fitoj po ashtu”, shtoi ai.