Andrew Bagshaw dhe Christopher Parry, dy vullnetarë që ndihmojnë në evakuimin e civilëve dhe përpjekjet humanitare në rajonin e shkatërruar nga lufta në Donetsk, u raportuan të zhdukur nga departamenti i policisë.
Dyshja u panë për herë të fundit duke u larguar nga Kramatorsk për në qytetin Soledar në orën 8 të mëngjesit të premten e kaluar, dhe kontakti më pas humbi.
Ata u raportuan të zhdukur rreth orës 17:15 të ditës pasardhëse, përcjell UBT News.
Oficerët në Donetsk kanë thënë se po kryejnë masa hetimore dhe operacionale për të përcaktuar vendndodhjen e tyre.
Një zëdhënës i FCDO tha, “Ne po mbështesim familjet e dy burrave britanikë që janë zhdukur në Ukrainë”.
Parry kishte folur më parë për Sky News, sa i përket kohës së tij duke evakuuar njerëzit pranë vijës së frontit, shpesh në kushte të frikshme pasi artileria ruse bombardonte pozicionet ukrainase./UBTNews/