Jamie Lynn Spears trajtoi përçarjen e saj me motrën Britney Spears në një intervistë me “Good Morning America” të mërkurën.
“Unë e dua motrën time”, thotë ajo mes lotësh në klipin promovues, ndërsa gazetarja e ABC News, Juju Chang, thekson më pas“Por gjërat janë komplikuar!”.
Jamie Lynn po flet tani meqënëse një libër me kujtimet e saj do të publikohet më 18 janar. Megjithatë, libri del pikërisht në momentin kur Jamie Lynn dhe prindërit e saj dhe Britney-t, po përballen me reagime për pretendimet e tyre sjellje abuzive ndaj këngëtares, Britney.
Ikona e popit – e cila sapo u lirua në nëntor nga konservatoriteti që kontrollonte të gjitha aspektet e jetës së saj për 13 vjet – tha në një seancë dëgjimore në qershor se ajo madje do të donte të padiste familjen e saj.
Jamie Lynn, në veçanti, u kritikua që nuk foli publikisht në emër të motrës së saj, kur ajo ishte nën kufizime ligjore ose që nuk ndihmoi në promovimin e lëvizjes #FreeBritney.
Sapo Britney rifitoi kontrollin e plotë të rrjeteve të saj sociale, ajo i la fansat e saj të kuptonin ndjenjat e saj të vërteta në lidhje me motrën e saj më të vogël.
Në korrik, Britney sulmoi Jamie Lynn për remix-in e një prej këngëve të saj në Radio Disney Music Awards 2017 pa lejen e saj.
Intervista e Jamie Lynn do të transmetohet pjesërisht në “Good Morning America” mëngjesin e së mërkurës, dhe pjesa tjetër do të shfaqet më vonë atë mbrëmje në “Nightline”./UBTNews/