Ylli kolumbian nuk është në planet e trajnerit të ri Rafa Benitez.
James Rodriguez është i lirë që të bisedojë me skuadra tjera, pasi që i është thënë se mund të largohet nga Evertoni, para se të përfundojë afati kalimtar veror, raporton “The Liverpool Echo”.
30-vjeçari nuk është në planet e trajnerit të ri Rafael Benitez dhe krerët e Evertonit janë të gatshëm ta shesin nëse pranojnë një ofertë të arsyeshme, përcjell KosovaPress.
Skuadra italiane AC Milan spekulohet se është duke e kryesuar garën për të siguruar shërbimet e James, i cili iu bashku Evertonit sezonin e kaluar nga gjiganti spanjoll Real Madrid.
Në sezonin 2020/21, James u paraqit në 26 ndeshje për skuadrën e Evertonit, duke shënuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.