UBT News

James Corden do të largohet nga “The Late Late Show”

Komediani dhe aktori britanik, James Corden do të largohet nga “The Late Late Show” vitin e ardhshëm. Lajmin e konfirmoi vetë ai gjatë xhirimeve në CBS në Los Angeles.

Corden – i cili më së miri njihet në Britani të Madhe për seritë “Gavin & Stacey” – moderoi emisionin që nga viti 2015.

Duke folur në edicionin e së enjtes të emisionit, ai tha se ishte “vendimi më i vështirë që i është dashur të marr ndonjëherë”.

Corden mori përsipër rolin e prezantuesit të emisionit nga komediani dhe aktori Craig Ferguson në vitin 2015. Ai është bërë një emër i njohur në ShBA, duke prezantuar ceremoni të njohura të showbizit si “Tony” dhe “Grammy”./UBTNews/

Exit mobile version