UBT News

“Jam shumë krenar me ty, do të jesh gjithmonë hero”, letra emocionuese që i shkroi 9-vjeçari Rashfordit

Një 9-vjeçar i ka dedikuar një letër emocionuese sulmuesit të Anglisë, Marcus Rashford, pasi nuk realizoi gol nga penalltia në finale që u zhvillua mbrëmë në kuadër të Euro 2020.

Ndeshja e rregullt 90-minutëshe mbaroi me rezultat 1:1 dhe loja pastaj vazhdoi me kohën shtesë dhe me penallti. Ekipi italian qëlloi tri nga pesë penalltitë, ndërsa ekipi anglez dy.

Djaloshi shkroi: “I dashuri Marcus Rashford, shpresoj që s’do të jesh i mërzitur për kohë të gjatë sepse je njeri i mrekullueshëm. Vitin e kaluar më inspirove të ndihmojë njerëzit. Mbrëmë prapë më inspirove të jem i guximshëm. Jam krenar me ty, gjithmonë do të jesh hero. Nga Dexter Rosier. 9-vjeçar”.

Në ndeshjen e finales mbrëmë në stadiumin Wembley në Londër, Italia mposhti Anglinë me rezultat 3:2./UBTNews

Exit mobile version