Jakup Krasniqi pritet të vijë në Kosovë për një vizitë familjare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ardhja e Krasniqit në vend lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë.
Kjo pritet të jetë vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga transferimi i tij në Hagë.
Vizitën e parë në vendlindje ai e kishte realizuar pas vdekjes së vëllait të tij.
Ndërkaq, Krasniqi aktualisht ndodhet në Hagë, ku po përballet me procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. /Kosova Press/
