Aktori Jake Gyllenhaal dhe e dashura e tij, Jeanne Cadieu debutuan në tepihun e kuq si çift. Të mërkurën mbrëma, 49-vjeçari u shfaq me të dashurën e tij, modelen 25-vjeçare në premierën e filmit “The Lost Daughter”, në Festivalin e Filmit në New York.
Projekti është me skenar dhe regji të motrës së tij, Maggie Gyllenhaal.
Jake pozoi me të dashurën dhe motrën e tij e cila iu bashkua më vonë me bashkëshortin e saj, Peter Sarsgaard.
Jake dhe Cadieu fillimisht u panë bashkë në fund të vitit 2018 në qytetin e New Yorkut. Disa ditë më vonë u panë në Paris./UBTNews