Ish presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga ka një kohë që viziton bizneset të cilat drejtohen nga gratë, shkruan UBT News.
Gjatë ditës së djeshme, Jahjaga ka vizituar punëtorinë e Ergyle Gjurgjialo në cila gjendet në Prizren, dhe është ndër gratë e pakta që ende punojnë kapelën tradicionale shqiptare, plisin.
UBTNews ju sjell postimin e saj të plotë:
Gratë në biznes!
Znj. Ergyle Gjurgjialo tradicionalen e ka në zemër! Me plis në kokë e me sofër shtruat ashtu si e do rendi tek shqiptarët na priti në punëtorinë e saj në Prizren.
Si një ndër gratë e pakta e thuajse e vetmja në Kosovë, ajo tashmë 35 vite punon plisin – kapelen identifikuese të shqiptarëve ndër shekuj.
Ergylja kjo trimëresh, nuk ndalet as edhe një ditë së punuari plisin, me fanatizëm e shumë dashuri, në mënyrë që tradita jonë të mbetet gjallë.