Gjimnastja amerikane, Jade Carey ka fituar medaljen e artë dhe medaljen e saj të parë olimpike në finalen e stërvitjeve individuale në dysheme në Lojërat Olimpike të Tokios.
21 vjeçarja nga Arizona u bë konkurrentja e vetme amerikane në këtë ngjarje, pasi Simone Biles u tërhoq për t’u përqëndruar në shëndetin e saj mendor.
Carey filloi një rutinë të ndërlikuar të përmbysjes me një shkallë të lartë vështirësish, duke arritur 14.366 pikë.
Ajo dukej e lumtur dhe e lehtësuar teksa dilte nga dyshemeja, shkruan Npr, transmeton Klankosova.tv.
Vanessa Ferrari e Italisë mori medaljen e argjendtë, dhe japonezja Mai Murakami dhe Angelina Melnikova nga skuadra ruse barazuan për bronz.