UBT News

Jada Smith flet për herë të parë pas ngjarjes në Oscars

Aktorja Jada Pinkett Smith ka folur për herë të parë për betejën e saj me alopeci dhe shpresën që bashkëshorti i saj, Will Smith, të cilit iu ndalua pjesëmarrja në ceremoninë Oscars në dekadën e ardhshme pasi e goditi me shuplakë prezantuesin Chris Rock, mund të përmirësojë raportin me komedianin. Jada tha se shpreson që bashkëshorti i saj dhe Rock të pajtohen pas zënkës së tyre në Oscars.

Në episodin e fundit të Red Table Talk show, ajo tregoi se flokët e saj të shkurtëra janë si pasojë e alopecisë, një gjendje shëndetësore që shkakton rënie flokësh.

“Po e shfrytëzoj këtë moment t’ua dhëmë personave që vuajnë nga alopecia mundësinë të flasin rreth kësaj gjendje shëndetësore dhe t’i informojnë njerëzit se çka nënkupton në të vërtetë alopecia”, deklaroi ajo.

Pinkett Smith shtoi: “Tani rreth natës së Oscar, shpresoj shumë se këta dy burra të mençur do të ulen, do të diskutojnë dhe të pajtohen. Ne kemi nevojë për të dy. Dhe madje kemi nevojë për ta më shumë se kurrë”.

Smith u kritikua gjerësisht që goditi me shuplakë Rock-un pak para se të fitonte çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rolin e tij në filmin biografik “King Richard”. Ai më vonë dha dorëheqje nga Akademia dhe më vonë iu ndalua pjesëmarrja në të gjitha ngjarjet e Akademisë për dhjetë vitet e ardhshme./UBTNews/

Exit mobile version