Britaniku Joe Thwaite, ka fituar çmimin “Jackpot” prej 195 milionë funte ose mbi 233 milionë dollarë në lotarinë EuroMillions.
Kjo llogaritet edhe si fitorja më e madhe e Lotarisë Kombëtare e të gjitha kohërave që deri tani ishte 184 milionë funte në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Numrat fitues të së martës ishin 6, 23, 27, 40, 41, me 2 dhe 12 të zgjedhur për numrat Yll me fat.
Shorti i EuroMillions mbahet dy herë në javë, të martën dhe të premten dhe luhet në 13 vende evropiane.
Shuma e plotë e fituar në shortin e së martës ishte: 195 milionë e 707 mijë funte ose 233 milionë e 841 mijë e 075 dollarë.
Vjen dy muaj pasi Joe dhe bashkëshortja e tij Jess Thwaite nga Gloucester fituan 184 milionë funte në EuroMillions me një biletë me fat.
Në total, 15 bileta në Mbretërinë e Bashkuar kanë fituar një jackpot prej më shumë se 100 milionë funte në historinë e Lotarisë Kombëtare.