Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, beson se vendi do të bëhet republikë gjatë jetës së saj.
Sidoqoftë, Ardern nuk e ndjeu kurrë nevojën nga njerëzit e Zelandës së Re apo presionin për ta realizuar atë, tha ajo në një konferencë për shtyp të hënën.
Vdekja e mbretëreshës Elizabeth ka rindezur debatin nëse është koha që Zelanda e Re të ndërpresë lidhjet me monarkinë.
Edhe pse ka gjasa që Zelanda e Re të bëhet republikë në një moment, Ardern nuk e sheh si “masë afatshkurtër që së shpejti do të jetë në agjendë”.
“Ka kaq shumë sfida me të cilat përballemi. Ky është një diskutim i madh dhe i rëndësishëm dhe nuk mendoj se duhet të ndodhë shpejt, sidomos kur jemi ende në periudhë zie”, tha ajo.
Ardern shpalli një festë publike të vetme më 26 shtator për të shënuar vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
“Mbretëresha ka qenë sovrania jonë, kreu ynë i shtetit, ajo ka dhënë një kontribut të madh në Zelandën e Re përmes shërbimit të saj dhe kjo shënon një mbyllje të rëndësishme të një kapitulli”, tha Ardern.