UBT News

Ja si mund të humbni peshë pa mbajtur dietë?

A doni të dini cili është “mashtrimi” i vetëm i vërtetë që funksionon për humbjen e peshës pa mbajtur dietë?

Ngrënia e perimeve para ngrënies rrit ngopjen, ju ndihmon të hani më pak dhe të qëndroni larg nga pesha dhe problemet shëndetësore.

Dihet që ngrënia e perimeve rregullisht si pjesë e vakteve kryesore ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm, por a e dini se ngrënia e perimeve para ngrënies gjithashtu mund të ju ndihmojë të humbni peshë dhe të qëndroni në formë pa lodhje?

Në fakt, perimet ofrojnë një gamë të jashtëzakonshme të substancave që nxisin humbjen e peshës. Ato janë ndër burimet kryesore të fibrave që japin ndjesinë e ngopjes së menjëhershme dhe ndihmojnë në uljen e sasisë së ushqimit që konsumoni brenda vaktit. Së bashku me vitaminat dhe antioksidantët prej të cilave janë të pasura, ato nxisin zvogëlimin e gjendjeve inflamatore, të cilat ulin shtimin e peshës dhe shfaqjen e një numri sëmundjesh.

Ato gjithashtu përmirësojnë shëndetin e zorrëve sepse veprojnë si prebiotikë të vërtetë dhe kundërveprojnë me kapsllëkun. Të kesh zakonin e konsumimit të perimeve është një strategji e shkëlqyeshme.

Këtu do të gjeni 5 arsye të mira pse duhet të hani perime para ngrënies:

1-Ngrënia e perimeve si pjata e parë e vaktit është një veprim i shkëlqyeshëm për të zvogëluar dëshirat për ushqim.

2-Perimet janë të pasura me fibra të cilat ngadalësojnë asimilimin e sheqernave që përmbajnë ushqime të tjera si makaronat.

3-Perimet e papërpunuara janë shumë krokante dhe duhen shumë kohë për t’u përtypur.

4-Perimet janë ndër ushqimet më të pasura me ujë dhe minerale, përfshirë magnez dhe kalium, të dobishëm për të luftuar stresin psikofizik që mund të çojë në konsumimin e bukës dhe ushqimeve të tjera të pasura me sheqerna të rafinuar para ngrënies./Bordo.al

Exit mobile version