Keni apo jo nevojë për syze? Kjo është një pyetje që i’a bëjmë vetës në rast që sytë tanë kanë problem për të lexuar, por në artikullin e mëposhtëm do të kuptoni se cilat janë shenjat kryesore që na paralajmërojnë se shikimi po venitet.
Gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit, fatmirësisht, 80% e të gjitha problemeve me shikimin mund të shmangen ose korrigjohen.
Shikim i turbullt, nëse nuk arrini ta njihni një shok 10 hapa larg, është duke u zhvilluar çrregullimi i të parit si miopia ose hipermetropia. Nëse keni vështirësi t’i shihni objektet afër e larg, mund të jetë duke u zhvilluar problemi viziv astigmatizmi. Këto probleme vizive korrigjohen me anë të lenteve cilindrike.
Vështirësi të të parit gjatë natës, nëse shikimi juaj po venitet sa nuk mund ta shihni as qenin në oborr kur është natë, po i përjetoni shenjat e para të kataraktit, që duhet të ekzaminohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Mospërshtatjen e shikimit kur kalon nga errësira në dritë, nëse syve ju duhet kohë të përshtaten pasi keni parë drita të gjata në autostradë, do të thotë se muskujt që ndihmojnë në kontraktimin e zgjerimin e irisit po dobësohen. Kjo ndodh për shkak të moshës, siç edhe shumë probleme tjera me shikimin.
Vështirësi të leximit të shkronjave në kompjuter, dritat e kompjuterit janë ata që e dëmtojnë më shumë shikimin. Nëse qëndroni para kompjuterit, merrni syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin. Për ta vërtetuar, lexoni çdo ditë të njëjtën faqe dhe uluni në distanca të ndryshme, për të parë nëse shikimi fillon të përkeqësohet.
Tendosje apo lodhje të syrit, ju lodhet shpejt syri, edhe pse keni pak minuta që keni filluar të lexoni? Lodhja vjen si rezultat i shikimit të turbullt ose kur i picërroni shpesh sytë për t’u fokusuar te libri, ekrani i telefonit ose kompjuterit. Përpiquni të bëni pushime të shkurtra ose ulni ndriçimin tek telefoni.
Dhimbje të vazhdueshme të kokës, mekanizmi që ndihmon kornean e lentet të fokusohen te imazhet venitet dhe muskujt e vegjël në sy detyrohen të punojnë më fort, shkakton tendosje të syrit e dhimbje koke. Me terma më të thjeshta: Kur picërroni sytë, keni dhimbje koke, prandaj keni nevojë për syze.
Vizione të dyfishta, vizionet e dyfishta çojnë në probleme serioze. Ato tregojnë për probleme me kornean ose muskujt e syve. Mund të jenë shenjë e kataraktit.
Shikim i valëzuar, ju duken perdet e dritares së kuzhinës sikur kanë hyrë në ujë? Kur vijat e drejta duken si të valëzuara, ose kur ngjyrat duken si të venitura, mund të jetë një shenjë e degjenerimit makular, një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit.
Të parit e një rrethi drite gjatë gjithë kohës, nëse shihni një rreth drite përreth objekteve është shenjë që po zhvillohet katarakti ose probleme me shikimin në errësirë. Këto drita zakonisht shfaqen në errësirë dhe përreth objekteve.
Tension të syrit, nëse ndieni tension para syrit, është shenjë e zhvillimit të glaukomës. Nuk duhet të krijoni panik, trajtohet lehtë. Tensioni mund të dëmtojë nervin optik që transmeton imazhet në tru, jo të gjitha ata që ndiejnë tension tek sytë kanë glaukoma. Gjithsesi, duhet të bëni një kontroll të syve. /UBT News/