UBT News

Ja sa raste aktive me COVID janë në Kosovë

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 4 mijë e 847.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 852 raste aktive, e pasuar nga Prizreni me 359 raste.

Në Pejë janë 347 raste aktive, në Gjilan 305, Gjakovë 293, në Lipjan 250, në Mitrovicë dhe në Fushë Kosovë janë nga 202 raste aktive me COVID, Suharekë 198, Ferizaj 188, Skenderaj 164 raste aktive, Vushtrri 150 raste ndërsa komunat tjera edhe me më pak raste.

Sipas të dhënave të fundit, në gjithë vendin janë regjistruar 483 raste të reja.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.156 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.869 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,645 persona.

Exit mobile version