UBT News

Ja sa do të jetë buxheti i Milan për të nënshkruar me një sulmues për sezonin e ardhshëm

Milani pritet të ketë në dispozicion rreth 40 milionë euro për të nënshkruar me një sulmues të ri sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë pritet të nënshkruajnë me një qendërsulmues për sezonin e ri dhe me shumë gjasë do të jetë Joshua Zirkzee, i cili është edhe ndër emrat kryesorë në listë.

Sipas Peppe Di Stefano, shpjegohet se sa është buxheti të cilin Milan mund ta shpenzojnë për të nënshkruar me një qendërsulmues të ri.

“Ata duhet të investojnë dhe duhet të investojnë në një sulmues si Zirkzee, një lojtar që Milani ndoshta mund të përpiqet ta blejë për një shifër afërsisht 40 milionë euro, mendoj se ky mund të jetë buxheti”, ka theksuar fillimisht Di Stefano.

“Pastaj, do të varet se cili sulmues do të arrijë. Milani po mendon të mbajë Luka Jovic sepse ai është një lojtar i vlerësuar në zhveshtore, i cili shënon gola”, shtoi gazetari italian.

Mbetet të shihet nëse shuma prej 40 milionë euro për të nënshkruar me holandezin do të jetë e mjaftueshme pasi një raport i ri nga Gazzetta dello Sport pretendonte se Bologna presin së paku rreth 75 milionë euro për sulmuesin 22-vjeçar./UBTNews/

Exit mobile version