UBT News

Ja pse Carrick do ta drejtojë Unitedin edhe në derbin me Arsenalin

Manchester United e ka emëruar gjermanin Ralf Rangnick si trajner të ri, por duhet pritur ende që ta shohim atë duke e drejtuar ndeshjen e parë me “Djajtë e Kuq”.

Ragnick erdhi në krye të gjigantit anglez si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, por nuk do ta drejtojë klubin në ndeshjen e së enjtes kundër Arsenalit.

Gjermani ka nënshkruar kontratë gjashtë mujore dhe pastaj do të vazhdojë si konsulent i klubit edhe për dy vitet e ardhshme.

Pas ikjes së Solskjaerit, klubi iu besua ish-mesfushorit Michael Carrick i cili mori një fitore 2-0 ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve dhe pastaj barazoi 1-1 me Chelsean në Premier Ligë.

Carrick do ta udhëheq klubin edhe në ndeshjen kundër Arsenalit të enjten ka konfirmuar klubi anglez sepse Ragnick është duke i kompletuar edhe më tutje proceduar për t’u pajisur më vizë pune.

Exit mobile version