UBT News

Ja me nga sa para u shpërblyen Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka nga KOK-u!

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u stolisën me medalje të arta në Lojërat Olimpike të mbajtura verës Tokio.

Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për sportin kosovar dhe u vlerësua lartë nga të gjitha institucionet shtetërore dhe sportive në vend.

Protagonistët e mëdhenj të këtij suksesi sot janë shpërblyer nga Komiteti Olimpik i Kosovës me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë shpërblyer me nga 10.000 euro, kurse trajneri i xhudos Driton Kuka me 5000 euro.

Nga ana tjetër, me nga 500 euro janë shpërblyer të gjithë sportistët që morën pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Exit mobile version