Klubi nga Anfield po punon mirë në planet e tij për të ofruar një trajner të përshtatshëm për të ardhmen pas largimit të Jürgen Kloppit në fund të sezonit.
Sipas raportimeve të fundit thuhet se Xabi Alonso është favorit për të zëvendësuar gjermanin, mirëpo nëse Liverpool nuk mund të emërojë ish-mesfushorin e tyre përsëri në klub, ata do të mund t’i drejtohen trajnerit aktual të Sporting, Rúben Amorim.
Amorim pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike e kaloi si lojtar i Benfica-s, kurse i njohur u bë te rivalët e Primeira Liga, Braga, ku erdhi nga klubet e para si menaxher i ekipit rezervë dhe më pas u emërua menaxher i ekipit të parë në moshën 34-vjeçare.
Gjatë tre sezoneve të fundit, Amorim ka fituar dy Kupa të Portugalisë, si dhe ka ngritur titullin e parë të ligës pas 19 vitesh marrë me Sportingun. Poashtu, edhe duke fituar çmimin ‘Menaxheri i Vitit’ në Primeira Liga.
Amorim është i gatshëm ta ndryshoj stilin e taktikave të tij për t’iu përshtatur lojtarëve që ka, edhe pse ai duket se preferon një formacion të përbërë nga tre mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues.
Me Amorim në krye, Sporting ishte skuadër që luante më thellë në fushë dhe sulmonte shpejt portën kundërshtare. Megjithatë, në sezonet në vijim, ai përfundoi duke përshtatur stilin e lojës me Sportingun dhe skuadra filloi të luante ndryshe me më shumë posedim të topit dhe duke kaluar më shumë kohë në gjysmën e kundërshtarit.
Që kur u bë trajner i Sportingut në vitin 2020, klubi nga Lisbona ka shpenzuar 183 milionë euro për trasnsferimin e lojtarëve të rinj.
Amorim është trajner që i pëlqen të investojë në lojtarë të rinj, qofshin nga akademia e Sportingut apo jo. Ja edhe disa nga lojtaret e akademisë së Sporting të cilëve Amorim iu besoi: Nuno Mendes, Tiago Tomás, Gonçalo Inácio, Pedro Porro, Matheus Nunes, Pedro Gonçalves./UBTNews/