Përfaqësuesja e Kosovës i zhvilloi katër ndeshja brenda pak ditëve në këtë muaj të cilat ishin të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Nga këto katër ndeshje, Kosova mori dy fitore dhe dy humbje, rezultate këto që e rrëzuan objektivin e “Dardanëve” për t’u renditur në vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C.
Më dy qershor, Kosova, triumfoi ndaj Qipros në udhëtim me rezultat 2-0, pastaj u mposhtën në Prishtinë nga Greqia më pesë qershor. Në ndeshjen e tretë, “Dardanët” luajtën sërish në “Fadil Vokrri” më nëntë qershor ku e mposhtën Irlandën e Veriut me rezultat 3-2 dhe në fund me 12 qershor u mposhtën sërish nga Greqia në udhëtim me rezultat 2-0.
Trajneri Alain Giresse, dhe të përzgjedhurit e tij do të rikthehen sërish në fushë në muajin shtator për t’i zhvilluar dy ndeshjet e fundit të këtij grupi.
Më 24 shtator “Dardanët” luajnë në udhëtim ndaj Irlandës së Veriut dhe pastaj e mbyllin këtë kampanjë më ndeshjen kundër Qipros në Prishtinë më 27 shtator 2022.