Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, i cili ka pasur probleme fizike këtë sezon, do të humbasë ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Espanyol të shtunën, por pritet të luajë në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.
Reali është aktualisht nëntë pikë larg Barcelonës në La Liga, duke e bërë Ligën e Kampionëve prioritet për pjesën e mbetur të sezonit.
Ata mposhtën Liverpoolin 5-2 në Anfield dhe trajneri Carlo Ancelotti tha të premten se Benzema “do të jetë i disponueshëm” për të luajtur ndeshjen e dytë në Madrid të mërkurën.
“Karim mori një goditje në kyçin e këmbës – e cila është fryrë. Ai u përpoq të rikuperohej për të qenë i disponueshëm (për ndeshjen e së shtunës), por kjo nuk ishte e mundur”, tha Ancelotti.
“Ne synojmë që të mërkurën ta kemi në top formë”, ka shtuar ai./UBTNews/