UBT News

Ja detajet e marrëveshjes së Manchester Cityt me Julian Alvarez

Gazetari i njohur Fabrizio Romano raportoi mbrëmë se kampioni anglez Manchester City ka rritur marrëveshje me skuadrën e River Plate për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez.

Raportohet se Manchester City do të paguajë dëmshpërblim prej 18,5 milionë eurosh drejt River Plate për yllin argjentinas.

Alvarez do të nënshkruajë kontratën e tij me kampionin anglez deri në qershor të vitit 2027, ndërsa pavarësisht kësaj ai do të vazhdojë qëndrimin e tij te River Plate në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Po ashtu, thuhet se krerët e Manchester Cityt e shohin Alvarezin si opsion afatgjatë për të ardhmen, dhe se kjo marrëveshje nuk do të ndikojë në planet e tyre për të transferuar një top sulmues gjatë verës, ashtu edhe siç kishte kërkuar trajneri Pep Guardiola.

Exit mobile version