UBT News

Ja cilin ekip e përkrahte mbretëresha Elizabeth II

Në moshën 96 vjeçare, Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë pas 70 viteve në fron, ku vdekja e saj u bë zyrtare nga Buckingham Palace mbrëmë.

Mbretëresha dhe familja mbretërore kanë qasje në disa nga gjërat më të bukura në jetë, por nuk mund t’i thonë jo lojës së bukur të futbollit.

Në fakt, thuhet se familja mbretërore njihet si përkrahëse e madhe e klubeve profesionale të futbollit.

Megjithëse ata duhet të qëndrojnë politikisht neutralë, nuk ka asnjë dekret që një mbret nuk mund të tregojë përkrahje ndaj ekipeve të tyre favorite të futbollit.

Elizabeth II ka qenë më së gjati në rolin e mbretëreshës në historinë e Britanisë së Madhe, kështu që mund të supozohet që ajo ka parë të mirat dhe të këqijat sa i përket kampionatit anglez.

Për këtë arsye nuk është befasi që ajo ishte paksa misterioze sa i përket skuadrës së saj favorite.

Ka spekulime të shumta që ajo është tifozë e klubit londinez, Arsenal, ku në një fjalim në të kaluarën, politikani anglez, Jeremy Corbin kishte thënë:

Tani ne e dimë që Mbretëresha është mbi politikën. Ajo mund të jetë edhe mbi futbollin po ashtu, por shumë njerëz lokal e dinë një sekret që ajo privatisht është një ‘Topçinjë’”.

Për ata që nuk e dinë, “Topçinjtë” është termi i cili iu referohet tifozëve të Arsenalit. Ish-mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, po ashtu kishte thënë që Elizabeth II i kishte thënë se është tifozë e Arsenalit.

Sidoqoftë, ka edhe disa spekulime që ajo është një përkrahëse e “Çekanëve”.

“Daily Mirror” raportoi se stafi i Pallatit të Buckinghamit ishte ‘tronditur’ kur Mbretëresha zbuloi se ishte një tifoze e West Ham.

Mbretëresha nuk ka dashur kurrë që njerëzit të dinë se kë mbështet ajo, sepse ajo dëshiron të shihet si neutrale“, i tha gazetës një burim nga Kështjella Windsor.

Por ajo hoqi dorë nga sekreti i saj pasi dëgjoi një nga anëtarët e stafit të saj duke thënë se ai ishte një tifoz i Millwallit dhe po fliste me një anëtar tjetër të stafit për derbin mes West Hamit dhe rivalëve të tyre të përbetuar”.

Ende nuk dihet se cilin ekip e përkrah Elizabeth II, por nga këto raportime si duket ajo është përkrahëse e ekipeve londineze.

Exit mobile version