Autoriteti i Antikiteteve i Izraelit shfaqi të mërkurën një dorëshkrim të rrallë papirusi në hebraishten e lashtë që daton rreth 2700 vjet më parë, i sjellë së fundmi në Jerusalem pas zbulimit të rastësishëm në Shtetet e Bashkuara.
Fragmenti i letrës, i shkruar në paleo-hebraisht, i përdorur gjatë epokës së Tempullit të Parë, përbën katër rreshta që fillojnë “Dërgo Ismaelin”, me pjesën tjetër të fjalëve të paplota.
“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë po dërgohej dhe ku”, thotë Joe Uziel.
Në epokën e hekurit, hebrenjtë përdornin fragmente argjile për të skalitur shënime të shkurtra dhe lëkurë kafshësh për shkrimet e shenjta, me papirusin të rezervuar zakonisht për korrespondencën zyrtare, tregon Eitan Klein, zëvendësdrejtor i njësisë së autoritetit për parandalimin e vjedhjeve të antikiteteve.
Papiruset e mbetura në shkretëtirën Judease mund të kishin mbijetuar në shekuj, por kishte vetëm dy dorëshkrime prej papirusi nga epoka e Tempullit të Parë të njohur për studiuesit përpara zbulimit të fundit, tha Klein.
“Ky papirus është unik, jashtëzakonisht i rrallë”, tha ai.
Pronari i dorëshkrimit e kishte trashëguar papirusin nga nëna e tij e ndjerë, e cila në vitin 1965 e bleu ose e mori si dhuratë (nuk dihet saktë) nga Joseph Saad, kurator i atëhershëm i Muzeut Arkeologjik Palestinez.
Saad e kishte marrë atë nga tregtari legjendar i antikiteteve në Betlehem, Halil Iskander Kandu, për të cilin Klein tha se me shumë mundësi e kishte blerë nga beduini që e gjeti në një shpellë në shkretëtirën e Judesë.
Në Shtetet e Bashkuara, gruaja e kishte kornizuar papirusin poshtë një fotografie të Saad dhe Kandu dhe e kishte varur në shtëpinë e saj.
Autenticiteti dhe mosha e artefaktit u përcaktua duke përdorur datimin paleografik dhe me karbon-14, tha Uziel, duke vënë në dukje shqetësimin e studiuesve për heqjen e papirusit nga pjesa e pasme e kornizës./UBTNews/