Avionët luftarakë izraelitë të premten herët shënjestruan një vend prodhimi të raketave në Rripin e Gazës, në përgjigje të raketave të lëshuara drejt Izraelit, tha ushtria izrealite.
Një nga raketat u kap dhe tre të tjera “shpërthyen brenda Rripit të Gazës”, thanë të enjten Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Objekti i përkiste Hamasit, sipas tyre.
Rripi i varfër i Gazës, shtëpia e 2.3 milionë palestinezëve, ka qenë nën bllokadë izraelite që nga viti 2007 kur Hamasi i mbështetur nga Irani mori pushtetin nga lëvizja laike Fatah e presidentit palestinez Mahmud Abbas.
Lëshimet e raketave të enjten ishin të parat që nga një konflikt tre-ditor në gusht midis Izraelit dhe një grupi tjetër militant të mbështetur nga Irani, Xhihadi Islamik.
Të enjten në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, forcat izraelite vranë Farouq Salameh, duke e fajësuar atë për disa sulme që sipas tyre, synonin forcat e saj./UBTNews/