UBT News

Izraeli shënon 11.000 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore konfirmuar se 11.000 persona kanë dalë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit.

Varianti Delta i koronavirusit, i cili është shumë më ngjitës, ka përkeqësuar situatën epidemiologjike në këtë vend.

Izraeli e ka në plan të fillojë vitin e ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve dhe studentëve në objekte mësimore derisa po përpiqet të rrisë shkallën e vaksinimit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se situata mund të kontrollohet përmes vaksinimit dhe masave mbrojtëse, siç është mbajtja e maskës.

Qeveria e tij ka inkurajuar të gjithë banorët e moshës 12 vjeç e lart që të marrin një dozë shtesë të vaksinës PfizerBioNTech.

Rreth 60 për qind e 9.3 milionë banorëve të Izraelit kanë marrë dy vaksina, përfshirë 80 për qind të të rriturve.

Në dhjetor të vitit 2020, Izraeli ishte një nga vendet e para që nisi fushatën kombëtare të vaksinimi. Si pasojë numri i rasteve ditore u ul ndjeshëm dhe mundësoi heqjen e pothuajse të gjitha kufizimeve ndaj pandemisë në muajin qershor.

Mirëpo, javët e fundit, ky vend u detyra të rikthejë disa masa, siç është mbajtja e maskës dhe kufizimet e tubimeve.

Kryeministri Bennett ka thënë se vaksinimi me dozën e tretë po tregon rezultate, veçanërisht duke ulur numrin e të hospitalizuarve./Radio Evropa e Lire

Exit mobile version