UBT News

​Izraeli pretendon se ka vrarë zëdhënësin e Hamasit

Abu Obeida, një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, u vra në një sulm ajror në qytetin e Gazës, njoftuan autoritetet izraelite.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përgëzoi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe agjencinë e sigurisë për “performancën e tyre të përsosur” në një postim në platformën X.

Katz paralajmëroi sot se shumë nga partnerët kriminelë të Obeida do të jenë në shënjestër të intensifikimit të fushatës në Gaza, duke iu referuar planit të miratuar së fundmi nga Izraeli për të pushtuar qytetin e Gazës.

IDF dhe agjencia e sigurisë izraelite në një deklaratë të përbashkët thanë se operacioni ishte i mundur për shkak të inteligjencës së mëparshme të mbledhur që identifikoi vendstrehimin e Obeida.

Pesë raketa goditën katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës nga dy drejtime të ndryshme, duke synuar apartamentin ku ndodhej klinika dentare.

Hamasi nuk e ka konfirmuar vdekjen e zëdhënësit të tij, por grupi militant palestinez ka thënë më parë se dhjetëra civilë u vranë në sulmet izraelite në një ndërtesë banimi.

Obeida ishte ndër të paktët anëtarë të lartë të mbetur të krahut ushtarak Hamas para sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Gjatë dy vjetëve të fundit, Obeida (40) ka mbajtur një seri fjalimesh antiIzrael në emër të krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave al-Qassam. Në atë që mund të ketë qenë fjalimi i tij i fundit të premten, Obeida tha se fati i pengjeve të mbetura izraelite do të ishte i njëjtë me atë të anëtarëve të Hamasit, duke paralajmëruar Izraelin kundër pushtimit të Gazës.

Exit mobile version