UBT News

Izraeli ndalon tregtinë e… gëzofit!

Izraeli është vendi i parë që ka vendosur që tregtinë e peliçeve ta konsiderojë të paligjshme, deklaroi ministrja e Mjedisit Gila Gamliel, e cila nënshkroi një dekret për këtë qëllim.

“Industria e gëzofit shkakton ngordhjen e qindra miliona kafshëve në të gjithë botën dhe shkakton mizori dhe vuajtje të papërshkrueshme. Nënshkrimi i këtyre rregulloreve do ta bëjë tregun izraelit të modës më miqësor ndaj mjedisit dhe shumë më të dashur për kafshët”, theksoi Gamliel, përmes një deklarate.

Ndalimi do të hyjë në fuqi pas gjashtë muajsh.

Ai përfshin përjashtime për kërkime shkencore ose arsye fetare, të tilla si kapelat e lëkurës të preferuara nga hebrenjtë ultra-ortodoksë

Exit mobile version