Izraeli ka filluar sulmet ajrore në Rripin e Gazës pasi disa grupe palestineze hodhën balona ndezëse drejt Izraelit jugor.
Bastisjet që filluan herët të mëkurën ishin të parat që nga bombardimet 11-ditore të Izraelit në Gaza në maj dhe vijnë pas një marshi në Jerusalemin Lindor nga nacionalistët hebrenj, njofton Klan Kosova.
Ushtria izraelite tha se avionët e saj sulmuan caqet e Hamasit në Gaza dhe në qytetin jugor Khan Younis dhe tha ishte gati për të gjithë “skenarët e mundshëm, përfshirë rifillimin e luftimeve përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza”.
Bastisjet, tha ushtria, erdhën si përgjigje e nisjes së balonave, të cilat shkaktuan 20 zjarre në fusha të hapura në disa komunitete pranë kufirit të Gazës.
Gaza tonight pic.twitter.com/2iwp09R1js
— Muhammad Smiry (@MuhammadSmiry) June 15, 2021
Një zëdhënës i Hamasit, duke konfirmuar sulmet izraelite, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se palestinezët do të vazhdojnë “rezistencën e tyre të guximshme dhe të mbrojnë të drejtat e tyre dhe vendet e shenjta”, në Jerusalem.
Ende nuk dihet nëse ka viktima në Gaza nga bombardimet.
Burimi: KlanKosova