Gjeneralmajor Herzi Halevi u emërua shefi i ri i shtabit ushtarak të Izraelit të hënën, në një ceremoni të organizuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu.
“Ne do ta përgatisim ushtrinë për luftë në frontet e afërta dhe të largëta” u zotua Halevi në ceremoni, në fillimin e mandatit të tij tre-vjeçar.
Ish-shefi i inteligjencës ushtarake, Halevi ishte zëvendës i paraardhësit të tij, Aviv Kohavi.
Netanyahu tha se Izraeli nuk do të tërhiqet zvarrë në “luftëra të kota, por në ditët vendimtare ne do të luftojmë”.
Emërimi i Halevit, i cili udhëhoqi forcat përgjatë kufirit të Gazës, vjen me rritjen e dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ushtria operon së bashku me forcat e tjera izraelite në territorin palestinez, i cili është pushtuar nga Izraeli që nga Lufta Gjashtë Ditore e vitit 1967.
Emërimi i Halevit si shefi i ushtrisë së 23-të të Izraelit është kritikuar nga disa anëtarë të qeverisë së Netanyahut, sepse është bërë nga ish-ministri i mbrojtjes Benny Gantz pak para zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Kujtojmë se trembëdhjetë palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i këtij viti, shumica e të cilëve u vranë nga forcat izraelite./UBTNews/