UBT News

“Izraeli e kaloi cakun!” -Vendet arabe në alarm: Po shtohen tensionet

Sulmet e fundit të Izraelit ndaj caqeve ushtarake në Iran kanë shkaktuar një reagim të fortë nga vendet arabe, të cilat janë në alarm për përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Omani dhe Kuvajti kanë shprehur shqetësime të thella mbi pasojat që mund të ketë ky veprim për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite dënoi ashpër sulmet, duke theksuar se përshkallëzimi i konfliktit kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit. Ajo bëri thirrje për përmbajtje dhe për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar në uljen e tensioneve. Katari gjithashtu paralajmëroi për pasojat serioze të këtij përshkallëzimi dhe nënvizoi rolin e tij ndërmjetësues në përpjekjet për paqe në Gaza.

Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu shprehën shqetësim për ndikimin e këtyre zhvillimeve mbi sigurinë rajonale, ndërsa Kuvajti akuzoi Izraelin për rrezikim të stabilitetit.

Ndërkaq, Omani, shtet që për një kohë të gjatë luan rolin e ndërmjetësit mes Iranit dhe shteteve perëndimore tha se sulmet e Izraelit ndaj Iranit “nxisin cilin e dhunës dhe minojnë përpjekjet” për uljen e tensioneve. Ky shtet tha se komuniteti ndërkombëtar duhet “t’i japë fund këtyre shkeljeve flagrante të territorit të shteteve fqinje”. Ministria e Jashtme e Kuvajtit po ashtu dënoi sulmin dhe akuzoi Izraelin për “rrezikim të sigurisë në rajon”.

Shtetet arabe kërkojnë një ndërhyrje më të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare për të frenuar përshkallëzimin e situatës dhe për të mbështetur stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Exit mobile version