Irani dhe Izraeli kanë njoftuar se kanë ndërprerë sulmet ndaj njëri-tjetrit, pasi shkëmbyen zjarr për herë të parë që nga armëpushimi i muajit prill.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të hënën se vendi i tij po e respekton ndalimin e sulmeve “për momentin”. Megjithatë, ai theksoi se përballja me Iranin dhe me grupin Hezbollah, të mbështetur nga Teherani në Liban, “nuk ka përfunduar”.
Më herët, ushtria iraniane tha se kishte ndalur operacionet pasi kishte dhënë një “përgjigje të dhimbshme” ndaj Izraelit. Ajo paralajmëroi se do të ndërmerrte “masa më të ashpra dhe shkatërruese” nëse Izraeli do të kryente sulme të tjera, përfshirë në territorin e Libanit.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ekuipazhi i një helikopteri ushtarak amerikan ishte “shëndoshë e mirë”, pasi mediat amerikane raportuan për rrëzimin e një helikopteri në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas gazetës The New York Times, një helikopter Apache u rrëzua në rrethana ende të paqarta, por ekuipazhi u shpëtua në mënyrë të sigurt.
Trump nuk dha detaje mbi shkaqet e incidentit, por tha se “askush nuk është lënduar” dhe se Shtëpia e Bardhë do të japë më shumë informacion më vonë./BBC/
