Ushtria izraelite ka akuzuar Iranin për orkestrimin e sulmeve të Hezbollahut përgjatë kufirit me Libanin.
Izraeli është i përgatitur për të luftuar një luftë në dy ose më shumë fronte, tha kryezëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari.
Hezbollahu sulmoi dje postat e ushtrisë izraelite dhe një fshat kufitar, i quajtur Shtula, përpara se Izraeli të kundërpërgjigjet me sulme.
Kundëradmirali Hagari tha: “Hezbollahu kreu një sërë sulmesh me të shtëna me qëllim që të largonte vëmendjen nga përpjekjet tona të luftës në jug [Gaza], nën udhëzimet iraniane dhe me mbështetjen [iraniane]”./UBTNews/