UBT News

Iu sigurua plazma e gjakut, Luan Jaha në gjendje stabile

Sot gjatë ditës u kërkua gjak nga personat që e kanë kaluar COVID-in për aktorin e mirënjohur kosovar, Luan Jaha.

Qytetarët u mobilizuan dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore iu sigurua plazma e gjakut aktorit të mirënjohur. Ai tani është në gjendje stabile.

Aktori përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar qytetarët për gatishmërinë.

“Pershendetje miq, Ju falemnderit shumë për gatishmërinë! Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira! Ju paça”, shkroi ai mes tjerash./UBTNews

Pershendetje miq, Ju falemnderit shumë për gadishmërinë! Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira! Ju paça 🙏❤

Posted by Luan Jaha on Tuesday, March 16, 2021

Exit mobile version