UBT News

Italia zbulon planin për renovimin e Koloseumit

Qeveria italiane ka miratuar një plan për ta renovuar Koloseumin e Romës, duke filluar nga dyshemeja, e që ju jep mundësi vizitorëve të qëndrojnë aty ku kanë luftuar gladiatorët.

Firma italiane, Milan Ingegneria fitoi kontratën prej 18.5 milionë euro për ta ndërtuar dyshemenë. Pritet që ky projekt të përfundojë në vitin 2023.

Ky monument 2 mijëvjeçar nuk ka dysheme. Arkeologët e hoqën atë në shekullin e XIX-të, duke ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve ku mbaheshin gladiatorët dhe kafshët para se të fillonin sportet romake.

Ministri i Kulturës, Dario Franceschini thotë se kjo do t’u mundësojë vizitorëve të shohin madhështinë e Koloseut nga qendra e tij./UBTNews

Exit mobile version