Ministri i Turizmit Massimo Garavalja njoftoi sot se lejet COVID-19 që vendi do t’i prezantojë kah mesi i majit do të jenë të vlefshme edhe për ata që vijnë jashtë Bashkimit Evropian.
“Do të jetë e vlefshme për të gjithë, veçanërisht për turistët jashtë BE,” i tha ministri italian televizionit SkyTG24, raporton Reuters.
Kryeministri Mario Draghi njoftoi më herët se certifikatat e udhëtimit për të gjithë BE-në do të futen në mes të qershorit, e cila do të mundësojë udhëtime më të lehta nëpër kontinent për ata që janë vaksinuar ose kanë një test negativ për COVID-19 ose provë se ata janë rikuperuar kohët e fundit nga sëmundja.