UBT News

Italia përditëson planin kombëtar kundër shpërthimeve bërthamore e radioaktivitetit

Pas 12 vitesh nga modifikimi i tij i fundit, Italia ka vendosur të përditësoj Planin Kombëtar të Sigurisë Bërthamore, i cili menaxhon emergjencën atomike e radiologjike në rast risku.

Ky dokument, i cili prej vitit 2010 ka mbetur i pandryshuar, është përditësuar duke identifikuar e disiplinuar masat e domosdoshme për sigurinë e popullsisë, pas një aksidenti nuklear që mund të identifikohet në afërsi të kufijve italianë me Europën e me vendet ekstra evropiane, e që kërkojnë një veprim e ndërhyrje të koordinuar në nivel kombëtar.

Plani i sapo përditësuar, përcakton veprimin e autoriteteve lokale e shtetërore për të limituar efektet e përhapjes së një mjegulle radioaktive në rast se do të ndodh një aksident i tillë , si dhe procedurat e aktivizimit të koordinuar të aktorëve kryesorë të sistemit të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare.

Në këndvështrimin praktik Plani Kombëtar i Sigurisë Bërthamore, jep udhëzime të nevojshme për qytetarët si qëndrimi në ambiente të mbyllura, me dyer e dritare të mbyllura, mospërdorimi i sistemit të ajrosjes e kondicionerit, përdorimi i jodio profilaksisë, monitorimin e ndotjes personale trupore, kontrollin e linjës prodhuese të sistemit agro ushqimore, me mundësinë e ndalimit të tregtimit të prodhimeve të freskëta e importimin e mallrave ushqimorë.

Exit mobile version