UBT News

Italia mund Holandën në finale dhe fiton për herë të dytë radhazi ‘Kupën Davis’

Italia ka fituar për herë të tretë në histori Kupën Davis për meshkuj në tenis, duke mbrojtur titullin e fituar një vit më parë. Në finalen e zhvilluar në Spanjë, kombëtarja italiane, “Azzurra”, mundi Holandën me rezultatin 2-0, për të siguruar trofeun e dytë radhazi në këtë kompeticion prestigjioz.

Në ndeshjen e parë, Matteo Berrettini siguroi fitoren për Italinë duke mundur Botic Van de Zandschulp me rezultat 2-0 (6-4, 6-2). Ndërsa në sfidën e dytë, Jannik Sinner tregoi klas duke triumfuar po ashtu 2-0 (7-6, 6-2) ndaj Tallon Griekspoor. Për pasojë, ndeshja e fundit, ajo e lojës dyshe, nuk ishte e nevojshme pasi Italia kishte siguruar fitoren në dy ndeshjet e para.

Ky sukses i djemve të tenisit italian vjen një javë pas fitores së femrave italiane, të cilat fituan gjithashtu trofeun e “Billie Jean King”. Ky është një moment i shkëlqyer për tenisin italian, i cili po kalon një periudhë shumë të suksesshme në arenën ndërkombëtare./UBTNews/

Exit mobile version