Italia nuk do t’u kërkojë më njerëzve që vijnë nga jashtë një certifikatë COVID-19 nga e mërkura.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, tha në një deklaratë se ai nuk do të rinovojë një dekret që prezantoi kërkesën, e cila skadon në 31 maj.
Ministri i Turizmit, Massimo Garavaglia, e përshëndeti masën si një vendim shumë pozitiv dhe në kohë që do t’u ofrojë të huajve një tjetër arsye për të vizituar Italinë gjatë verës.
Në përputhje me kolegët evropianë, qeveria italiane ka lehtësuar rregullat e COVID-19 në javët dhe muajt e fundit.
Maskat janë ende të detyrueshme në autobus, tren, aeroplan, traget, kinema, teatër dhe ngjarjet e brendshme sportive, por rregulli skadon më 15 qershor dhe nuk është e qartë nëse do të zgjatet.
Italia ka raportuar afro 17.4 milionë të infektuar me koronavirus dhe më shumë se 166 mijë vdekje deri më sot, por numrat kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit. /UBTNews/