Të mërkurën mbrëma, Italia shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Luksemburgut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Stade de Luxembourg”.
Golin e vetëm dhe të fitores për italianët e realizoi sulmuesi Francesco Pio Esposito në minutën e 49-të, katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Kjo ishte ndeshja e parë e Italisë nën drejtimin e përzgjedhësit të përkohshëm Silvio Baldini, i cili më herët ka udhëhequr përfaqësuesen U21 të Italisë. Baldini mori detyrën pas largimit të Gennaro Gattusos nga posti i selektorit.
Fitorja ndaj Luksemburgut i jep moral skuadrës italiane, e cila po vazhdon përgatitjet dhe procesin e rindërtimit pas ndryshimeve në stafin teknik.
