UBT News

Itali: Rriten rastet e infektimeve me Covid-19 dhe shtrimet në spitale

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka konfirmuar se ka rritje të rasteve të infektimeve.

Për këtë shkak, ekspertët nuk kanë përjashtuar rikthim të masave shtrënguese, në mënyrë që t’i bëjnë ballë situatës.

Shtrimet në pavionet e zakonshme janë në rritje, ndërkohë që kujdesi intensiv mbetet i qëndrueshëm.

Shkalla e punësimit në zonat mjekësore në mbarë vendin është rritur në 4.5% nga 4.2% javën e kaluar, sipas mediave italiane.

Exit mobile version